Pas u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2022, Jack Wilshere tani ka nisur një aventurë të re. Prej kohësh, 33-vjeçari po praktikohet për rolin e trajnerit.

Karrierën si trajner, Wilshere e nisi tek Arsenal U-18, ndërsa tani do të jetë në stolin e një ekipi të njohur.

Norwich ka njoftuar shkarkimin e Johannes Thorup dhe në stol është emëruar ish-lojtari i Arsenalit. Wilshere ishte ndihmës i Thorup, ndërsa tani do drejtojë i vetëm, për dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

“Kanarinat” mbajnë vendin e 14-të në Championship me 53 pikë, shumë larg pritshmërive që kishin në fillim të sezonit.

Wilshere do të jetë trajner i përkohshëm, por nuk përjashtohet mundësia që të drejtojë ekipin edhe për sezonin e ardhshëm.

/tvklan.al