8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është një kujtesë për të drejtat e saj, por edhe për rolin e përfaqësimin që secila grua ka në shoqëri. Për t’ju kujtuar se sa të forta, të fuqishme, të pushtetshme, të paepura, të realizuara, të suksesshme, të mahnitshme, të bukura, të afta jeni, por edhe për t’ju thënë se së bashku mund të arrijmë më shumë, se mund t’ia dalim pavarësisht  vështirësive, se mund të jemi versioni më i mirë i vetes çdo ditë, ka një mesazh për ju.

Imazhet femërore të Televizionit Klan janë bërë së bashku për t’i thënë të gjitha këto. Duke filluar nga Alketa Vejsiu, Greta Duka, Orinda Huta, Katerina Trungu, Albana Nanaj, Iva Kalemi, Anjola Hamzaj, Eni Çobani, Alba Hoxha, Viola Spiro, Enita Mema, Marina Vjollca, Oljana Maloku, Vjollca Xhunga dhe duke përfunduar te Luana Vjollca, në frazat e secilës mund të gjejmë veten, por në mesazhin e plotë ndodhemi të gjitha bashkë! Nga ne tek ju, për njëra-tjetrën!/tvklan.al