Rrebeshe shiu deri të premten

Një aksesor që duhet ta ndani këtë javë është çadra. Sipas parashikimeve të motit, reshjet e shiut nuk do të ndalen deri të premten.

Reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit, duke rrezikuar edhe përmbytje, pasi pritet të ketë rrebeshe me intensitet të lartë.

Duke filluar nga dita e martë, edhe temperaturat do të pësojnë ulje deri në 4 gradë.

Klan Plus