Piloti i njohur i Formula 1, Lewis Hamilton, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa nga momentet më romantike të marrëdhënies me yllin televiziv, Kim Kardashian.
Në një seri fotosh të publikuara së fundmi, 41-vjeçari ka treguar detaje nga takimet e tyre private, duke përfshirë shëtitje me biçikleta dhe udhëtime luksoze me anije.
“Pak nga kjo, pak nga ajo“, ka shkruar Hamilton në postimin e instagramit, që zbulon më shumë nga përditshmëria e çiftit.
Postimi nis me një selfie të çiftit gjatë një shëtitjeje me biçikleta. Në një tjetër foto, ata shihen të kuruar deri në detaje për një dalje mbrëmjeje.
Ndër momentet e tjera të veçanta përfshihet një piknik romantik në natyrë i organizuar për një natë filmi, ku nuk mungonte një karrocë me ëmbëlsira dhe një ekran gjigant. Po ashtu, çifti ka shijuar edhe një lundrim me shampanjë përgjatë lumit Sena në Paris, me pamje nga Kulla Eiffel.
Hamilton dhe Kardashian njihen prej më shumë se 10 vitesh, por zërat për një lidhje dashurie mes tyre nisën të qarkullonin në shkurt, kur u panë së bashku gjatë një takimi romantik në Paris.
Çifti e konfirmoi zyrtarisht lidhjen në muajin prill, kur piloti publikoi një video ku shiheshin duke udhëtuar me makinën e tij super-sportive Ferrari F40 në rrugët e Tokios.
/tvklan.al












Botërori 2026 
