Aktorja e njohur turke Merve Dizdar do të jetë pjesë e jurisë së nivelit të lartë në edicionin e vitit 2026 të “Heroes of Tomorrow: UN SDG Awards”, organizuar nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Dizdar u bë në vitin 2023 aktorja e parë turke që fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë, për interpretimin e saj në filmin “Kuru Otlar Üstüne”, me regji të Nuri Bilge Ceylan.

Përveç angazhimeve në teatër, kinema dhe televizion, ajo është vlerësuar edhe me çmime të rëndësishme si “Altın Portakal” dhe “Afife Tiyatro Ödülleri”.

Dizdar do të jetë pjesë e jurisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet më 29 tetor 2026.

“Heroes of Tomorrow: UN SDG Awards” nderon individë që kontribuojnë për krijimin e një bote më të mirë dhe që sjellin ndryshime në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

/tvklan.al