Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zgjedhur të urojë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit nga teqeja e Baba Aliut.

Përmes disa pamjeve të shpërndara në “Facebook”, Presidenti Begaj uron së bashku me Baba Hekuranin gëzuar Sulltan Novruzin.

“Sot, në këtë ditë feste, nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në krahë të Frashërit, djep i bektashizmit dhe atdhedashurisë, ju uroj së bashku me Baba Hekuranin, gëzuar Sulltan Novruzin”, shkruan Presidenti Begaj.


/tvklan.al