Një 37-vjeçar në Maliq është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

I arrestuari me iniciale R.M. u arrestua në flagrancë. Sipas policisë, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare.

Për këtë ngjarje, policia nuk ka dhënë më shumë detaje. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Fier u arrestuan dy të rinj pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 23-vjeçare./tvklan.al