Pa rezultat edhe përpjekja e 59 e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Emrat e kandidatëve të listës serbe që përzgjidheshin me short nuk merrnin asnjë votë për, e kur i erdhi radha Nenad Rashiçit, ai nuk morri më shumë se 56 vota pro.
Për të mos ezauruar emrin e tij, kryetari i Kuvendit Dimal Basha kërkoi që të ndërpritet seanca në mënyrë që t’u jepet hapësirë bisedimeve për të arritur votat e mjaftueshme për Rashiçin.
“Unë e mbyll këtë seancë këtu dhe vazhdojnë disktuimet mes grupeve parlamentare për të thirrur që ta votojnë deputetin Nenad Rashiç.”
Por Lista Serbe është ankuar për shkelje të rendit kushtetues dhe shkelje të drejtave të serbëve, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Dua t’ju njoftoj se Lista Serbe do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese sepse na janë shkelur të drejtat. Shfrytëzoj rasti që t’i bëjë thirrje deputetëve të partive të tjera shqiptare dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë që të mos marrin vendime antikushtetuese.”
Memli Krasniqi konsideron që këto shkelje po bëhen qëllimisht si një tentim që të mos shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit.
“Nuk po mbërrijmë ta fusim në afate kushtetuese Albin Kurtin për të dëshmuar atë që kemi thënë që nga dita e parë, nuk i ka votat.”
Ndonëse emrat e kandidatëve për komunitetin serb dhe komunitetet tjera do të duhej të votoheshin në pako, kreu i Kuvendit kishte vendosur që të votimet të bëheshin ndaras sipas kërkesës së deputetit Elbert Krasniqi.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
