1 nëntor 2026 – Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet këtë të dielë në Demiraj të Gjilanit. Siç shkruajnë mediat në Kosovë, një 27-vjeçar dhe një foshnje janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre

Teksa pritet që rasti të zbardhet i plotë, Policia ka vënë në pranga babain e të riut të pajetë, 65 vjeç. Ky i fundit dyshohet si autor i vrasjes së djalit dhe nipit të tij.

Ndërkohë, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të kryhet ekspertiza.

Priten më shumë detaje në vijim…

Jo më larg se një javë më parë, u raportua vrasja e Arlinda Zekajt, një ngjarje rrëqethëse në çdo detaj.

Ish-kunati i saj i mori jetën duke e goditur me sëpatë, pas thuajse 1 viti që 49-vjeçarja endej nëpër institucione duke kërkuar ndihmë dhe siguri për veten dhe djalin e mitur.