Menjëherë pas lajmit për tentativën për grusht shteti në Turqi, liderët e vendeve kryesore reaguan duke u pozicionuar përkrah qeverisë turke.

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, u bëri thirrje palëve që “të mbështesin qeverinë e zgjedhur në rrugë demokratike”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se duhet shmangur dhuna prej gjaknxehtësisë.

Nga Moska ku gjendet për vizitë zyrtare, Sekretari Amerika i Shtetit Xhon Kerri, shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-ve për institucionet demokratike. Kerri nënvizoi se shpreson që paqja dhe stabiliteti të vijojë në Turqi.

Përmes një deklarate zyrtare, kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se Berlini zyrtar mbështet qeverinë e zgjedhur nga populli dhe se rendi demokratik në Turqi duhet respektuar.

Presidenti i Këshillit të Europian, Donald Tusk, reagoi përmes rrjeteve sociale dhe tha se tensionet nuk zgjidhen me armë dhe se grushti ushtarak nuk ka vend në Turqinë e ditëve të sotme.

Edhe NATO reagoi për ngjarjen. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për respektim të institucioneve demokratike.

/

TV KLAN