Eksperti mbretëror: Lady Diana dhe Harry janë identikë në veprimet e tyre

Sipas revistës vanityfair Princesha Diana me siguri i ka dhënë mbështetjen e saj të plotë Harryt. Por për këtë është i sigurt edhe eksperti mbretëror Stewart Pearce, i cili tha për “Express” se nëna e princit, e cila vdiq tragjikisht 24 vjet më parë, në një aksident me makinë në Paris, do të “mbështeste plotësisht” planet e djalit të saj.

Korrikun e kaluar u zbulua se Harry i kishte shitur kujtimet e tij për jetën në familjen mbretërore shtëpisë botuese amerikane ”Penguin Random House”. Një lloj autobiografie, e shkruar së bashku me fituesin e çmimit ”Pulitzer” J.R. Moehringer, kujtime që pritet të jenë shpërthyese dhe të krijojnë përçarje të reja në familjen mbretërore britanike.

Stewart Pearce, autor i “Diana: The Voice of Change”, thotë se Lady Diana do ta kishte miratuar këtë vendim të guximshëm, por të rrezikshëm të djalit të saj. “Kjo ndodh sepse në nxitimin e tij Harry është shumë i ngjashëm me nënën e tij ai vepron bazuar në instinkte ashtu sikurse ajo veproi”, shton eksperti.

Për të nënvizuar ngjashmërinë e fortë të karakterit midis nënës dhe djalit, Pearce, i cili e njihte personalisht princeshën Diana, kujtoi intervistën famëkeqe që ajo i dha Martin Bashir nga BBC. Ajo zbuloi detajet më intime të martesës me Carlo dhe duke thënë frazën e famshme “ne ishim tre ne në këtë dasmë”.

“Por, Diana kurrë nuk është penduar për deklaratat e saj, sepse princesha ishte më e interesuar për të vërtetën, pa filtra apo kompromise. Ashtu si djali i saj, Harry, i cili synon ta bëjë tani me kujtimet e tij”, theksoi Pearce.

Klan News