E frikshmja shet. Çfarëdo qoftë, shpirtrat e të vdekurve sjellin fitime të vërteta. Turistët që paguajnë për të parë shtëpi të pushtuara nga fantazmat apo edhe zbukurimet që vendosen nëpër shtëpi e dyqane janë një lloj përvoje e sigurt. Por në vendet që do të shihni më poshtë, nuk ka asgjë komerciale.

Ato janë të vërteta, të çuditshme, makabre dhe misterioze.

Urna Sedlec – Sedlec, Republika Çeke

Urna Sedlec është një kishë e vogël katolike në Sedlec, Repubblika Çeke. Në të gjenden mbetjet skeletore të më shumë se 40 mijë njerëzve, të shpërndara si zbukurime. Ato që bien më shumë në sy janë llambadari në qendër dhe mbajtësja e palltove të Shvarcenbergëve, aristokratëve bohemianë.

Sigurisht, menjëherë mendja kërkon të dijë çfarë do ta shkaktonte një akt të tillë, por e vërteta është fare e thjeshtë: ishte vetëm për të kursyer vend. Kockat jepeshin me dëshirë nga trupat e katolikëve romakë nga e gjithë Europa që donin të varroseshin këtu pasi Abati i Sedlec shkoi në një pelegrinazh në Jeruzalem në vitin 1278 dhe u kthye me dhe nga Golgotha ku thuhet se është kryqëzuar Jezusi. Kishte shumë njerëz që donin të varroseshin në dheun e Golgotha saqë kisha u kthye në urnë.

Shpella e Shtrigës Bell – Tenesi

Mendohet se në këtë shpellë jetonte një shtrigë e ligë që mundoi familjen Bell nga Tenesin gjatë viteve 1800. Shpirti i lig helmoi dhe vrau John Bell duke shkaktuar kaos në familjen e tij, sidomos te vajza, Betsy. Thuhet se shtriga ka një fqinjë hakmarrëse, Kate Batts. Historia është një legjendë vendase dhe është përjetësuar në romane e filma.

La Isla de las Muñecas – Liqeni Teshuilo, Meksikë

La Isla de las Muñecas ose Ishulli i Kukullave është krijuar nga Don Julian Santana që jetoi si eremit në këtë ishull për rreth 50 vjet derisa vdiq në 2001. Gjatë kësaj kohe ai grumbulloi kukulla të prishura dhe i vari në pemët e ishullit ku gjenden edhe sot, si sakrifica. Duket shumë makabre, por të gjitha historitë thonë se ai ia kushtoi kukullat shpirtit të një vajze të vogël që ishte mbytur në kanal.

Ishulli i Anijes Luftarake –  Nagasaki, Japoni

Ishulli Hashima që njihet si Gunkanjima (Ishulli i Anijes Luftarake pasi i përngjan një të tille në formë, është një hapësirë prej 60 mijë metrash katrorë me gërmadha betoni. Në vitet 1950 gumëzhinte nga mijëra minatorë që jetonin aty. Ishulli është braktisur që në 1974 kur u mbyllën minierat e qymyrit.

Ishujt e braktisur japin gjithnjë një ndjesi të frikshme. Hashima u mbyll plotësisht deri në vitin 2009, por tani udhëtarët mund ta vizitojnë. Në vitin 2015 u njoh nga UNESCO.

Katakombet – Paris, Francë

Gjenden më thellë se sa metroja dhe sistemeve të tubacioneve. Katakombet janë shpella e tunele me kockat e të vdekurve. Ato u krijuan për të përballuar fluksin e varrezave të shek. XVIII. Më 3 nëntor do të mbyllet për disa muaj derisa të rihapet në vitin 2026.

Ishulli Poveglia – Venecia, Itali

Ky ishull ka një të kaluar të tmerrshme. Dikur shërbente si karantinë për të sëmurët nga murtaja në fund të viteve 1700. Në 1920 u kthye në spital psikiatrik. Thuhet se në ishull gjenden shpirtrat e pacientëve të spitalit. Legjenda thotë se një mjek sadist që përndiqej nga vizionet e pacientëve që kishte torturuar, u hodh nga kulla e kambanës. Ishulli është i frikshëm dhe nuk duhet të vizitohet nga askush, jo më turistët, por operatorët e varkave në Venecia e realizojnë udhëtimin.

Krateri Darvaza – Turkmenistan

Njihet ndryshe si “Porta e ferrit” dhe ka më shumë se 50 vjet që përflaket. Thuhet se është formuar në vitin 1971 kur gjeologët sovjetikë që kërkonin naftë, gjetën gaz natyror. Ata e ndezën për të ndaluar shpërndarjen e gazit metan. Tani flakët kanë nisur të shuhen nga pak. Është një nga vendet më tërheqëse për turistët, edhe pse Turkmenistani ka politika shumë të rrepta për vizat.