Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rrezikshme toksike



Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rrezikshme toksike

21:05 08/10/2020

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim se në lumin Drin kanë ngordhur mijëra kilogram peshk në mënyrë të pakuptueshme. Një nga banorët e zonës së Lezhës shpjegon fenomenin dhe bën thirrje, që shteti të verë dorë, pasi lumi Drin tani nuk ka asnjë gjallesë, për shkak të ndotjes toksike.

Ne kemi parë gjënë më tragjike që ka disa muaj që po ndodh. Çdo të premte pas orarit zyrtar Drini nxihet tërësisht. Kësaj radhe Drini ka qenë i nxirë zift, e gjithë sipërfaqja ka qenë e mbuluar me peshk të ngordhur”, thonë një banor i zonës.

Kjo sjell probleme edhe për tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm, pasi banorët e përdorin këtë lum dhe për vaditje.

Te ajo shtëpia aty, zona atje ke shtëpia është larg, ato s’i kap… Në afërsi  50 metra, shtëpiat, familjet, që jetojnë me bagëti, me shpendë, me nevojat e tyre… Ka  zona, që s’ka  ujë të pijshëm fare, në pus pijnë ujë e gjithçka… Ja ky filtron komplet”, thotë një qytetar që jeton aty pranë.

Lidhur me këtë problem gazetari i “Stop” pyeti në policinë e Lezhës, e cila tha, se ka nisur një hetim për të gjetur shkaktarët e ndotjes së Lumit Drin dhe materialet janë dërguar në Prokurori.

Gazetari: Si kalove? Si je? Nga televizioni Klan, emisioni “Stop”. Interesohem në lidhje me problemin e ndotjes së lumit Drin.

Punojëse e Policisë: Po!

Gazetari: Na duhet një zë nga  këtu, nga policia. Ça është bërë? Është bërë ndonjë veprim, a qarkullon në prokurori, po bashkëpunon me këto të mjedisit diçka…

Punonjëse e Policisë: Ju e dini shumë mirë, sesi është proCedura. Do flasim me zëdhënësen dhe normalisht do t’ju kthehet një përgjigje, ashtu sikur e kërkoni ju.

Por nga ana tjetër, në Prokurori thonë, se nuk kanë asnjë material nga policia për këtë rast.

Prokuroria Lezhë: Informacionin këtu?

Gazetari: Po! Policia më tha, që gjithë materialet, i ke referuar në prokurori. Thjesht dua dhe një informacion nga ty domethënëm.th , që është regjistru, s’është regjistru, ça po ndodh, ça po bëhet?  Duke ruajtur sekretin hetimor, normalisht, por një informacion për mediat, që…

Prokuroria Lezhë: Do dal te sekretaria.

Gazetari: Mund të ngjitem unë me ty, që të le këto mikrofonat , që t’ia shpjegoj, për ç’a më duhet?

Prokuroria Lezhë: Po! Hajde!

Pas interesimit në Polici dhe Prokurori, gazetari i “Stop” ka shkuar për të marrë informacion dhe tek Drejtoria Rajonale e Mjedisit, ku drejtuesi i këtij institucioni shprehet se është në dijeni. Por nuk kanë shkuar në terren, pasi nuk u ka ardhur një kërkesë me shkrim nga administratori i zonës.

Gazetari: Një informacion  të përgjithshëm, çfarë keni konstatuar ? Si është monitoruar ? Janë marrë mostrat për…?

Drejtori, DRM Lezhë:  Bëhet fjalë për..? Dolën supozimet, që vijnë shkarkimet e ujrave nga Landfilldi. Tani, ne jemi një institucion i ri, i sapo strukturuar  dhe akoma jemi duke vendos gjërat nëpër vendet e veta edhe  ligjërisht..Jemi, jam njoftu nga kryetarja e njësisë Dajc, më ka marrë në telefon për kto shkarkime, për ndotje të supozume, jo për problematika, për  ngordhje peshqish, jo për atë rast, vetëm për ndotje të supozuar. Ne kemi një proçedurë të tillë që, nuk mund të bëjmë inspektim me indicie. Duhet të jetë e protokolluar, e shkruar dhe i kam kërku, që bëje zyrtarisht dhe ma nis me ankesë…Dhe s’e kam këtu..!

Ndërkohë për këtë problem ka folur dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit deklaron, se prej kohësh ka ngritur zërin pranë institucioneve të mjedisit për ndotjen e lumit.

Është një problem që shkaktohet nga landfilli i Bushatit, e kemi ngritur si shqetësim. Është kompetenca e strukturave të mjedisit, u bëj thirrjë që të marrin masa nga Ministria e Mjedisit. Duhet të reagojnë që të mos krijohet kjo katastrofë mjedisore”, thotë ndër të tjera Ndreu.

“Stop” shkoi sërish tek Drejtoria Rajonale Lezhë, e cila pikërisht ditën që emisioni “Stop” po interesohej për këtë problem, dërgoi inspektorët në terren, për të marrë monstrat e ujit për analizë.

Drejtori, DRM Lezhë: Është grupi i inspektimit atje në terren.

Gazetari: Është në terren?

Drejtori, DRM Lezhë: Në terren , pra d.m.th  kanë qenë në terren, s’kam material akoma, sepse materiali është i hapur, sepse janë proçedura të tjera, do merren mostrat e analiza e mostrave…

Gazetari: Po nga se ka ardhë ajo ngordhje masive e peshqve?

Drejtori, DRM Lezhë: Ngordhjen masive nuk e di , d.m.th është e supozuar.

Gazetari:  Jo, diçka ka ndodh aty.

Drejtori, DRM Lezhë: Ku është filmimi?

Gazetari:  Ja, pafund! Të gjithë kanë ngordhur ..

Drejtori, DRM Lezhë: Lumi Drin s’e ka atë sasi në peshk.

Gazetari: Jo, po ndoshta, ngaqë derdhen  nga Buna dhe i ka përcjellë..

Drejtori, DRM Lezhë: S’ka lidhje me Bunën.

Gazetari: Po nga kanë dalë gjithë këto peshq?

Drejtori,DRM Lezhë: S’ka lidhje gjeografikisht Buna ..Në pikën, ku janë shkarkuar dje ujrat e Landfillit, nuk ka pas dje peshq të ngordhur…

Gazetari: Jo tani s’ka më, se kanë ngordh ata…

Drejtori, DRM Lezhë:  Analizat e ujit duhet të vijnë për 4-5 ditë, në Tiranë, i kemi nis për Tiranë dhe ato japin përgjigjen, nëse ai ujë, që vjen nga Landfilli, ka ndotje, apo s’ka ndotje …Tani ne, të thashë, as nuk kemi burime njerëzore, as kemi hapsirën ligjore, për të ndjek gjithë gjurmën e lumit Drin, me pa se nga vijnë shkarkimet …Mund të vijnë nga një subjekt tjetër, mund të vijnë nga arsye të ndryshme.

Gazetari: Po ça subjekti ka anës?

Drejtori, DRM Lezhë:  Është një zonë me rreth 7 -8 mijë banorë.

Gazetari: 7-8 fshatra, që i merr gjithë ajo zona.

Drejtori, DRM Lezhë: Deri në Balldren, janë 5 fshatra , do të thotë që nëpër 5 fshatra , ku i bjen gjysma e Zadrimës, që ka grumbulluar  të gjithë ujrat nëntoksore me të gjitha llojet e mbetjeve edhe llumin shtazor, që vijnë nga jashtqitjet e kafshëve. Deri më sot, ne kemi marrë shqetësime dhe kemi ndjek proçedurën. D.m.th, nëse vjen përgjigjia e analizave, se jo nuk është tej kufijve të lejuara,  ne themi, që kjo ankesë e banorëve bie poshtë. Nuk është shkaktari Landfilli, duhet me pa, se ça e shkakton./tvklan.al




Të ngjashme