Mbrëmjen e shkuar Festivali Kombëtar i Filmit ngriti siparin në Universitetin e Arteve pas 14 vitesh mungesë.
Ceremonia nisi me parakalimin në tapetin e kuq të yjeve të kinemasë shqiptare, producentëve, regjisorëve dhe gjithë aktorëve që vazhdojnë të kontribuojnë në këtë industri.
Nën moderimin e dyshes së mirënjohur Pandi Lacco dhe Marsela Ccibukaj, mbrëmja kulmoi me një përkujtim ndaj regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnostit, dhe një thirrje që ai ka lënë si një testament, mbështetjen e talenteve të reja.
Mbrëmja kulmoi me ndarjen e 16 çmimeve karriere, për yjet e kinemasë që janë mes nesh, dhe për ata që nuk janë, por kanë lënë të fortë gjurmën e kontributit të tyre.
Festivali Kombëtar i Filmit do të mbahet deri më 12 Shtator, ku për publikun do të shfaqë mbi 100 filma me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentarë, dhe në mbyllje të tij vetëm 31 prodhime kinematografike do të nderohen me çmime.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 