Të gjithë që në vegjëli kemi padyshim ushqime shumë të preferuara të gatuara nga nëna, por dhe shumë të tjera që nuk i konsumojmë aspak, ose bezdisemi kur “detyrohemi” për të bërë të kundërtën.

Një studim i ri tregon se prindërit nuk janë fajtorë për “ngrënien e bezdisshme” të fëmijëve të tyre. Të dhënat e fundit të studimit thonë se këto tendenca e të ngrënit janë kryesisht më shumë për shkak të gjenetikës sesa të stileve të prindërimit.

“Tendencat për të qenë të shqetësuar me ushqimin mund të jenë më të hershme nga sa mendoni, shumicën e rasteve nisin që në periudhën e adoleshencës,” thotë ekipi i ekspertëve në studim.

Studimi në Mbretërinë e Bashkuar krahasoi zakonet e të ngrënit të binjakëve identikë dhe jo-identikë nga 16 muajsh deri në 13 vjeç për të zbuluar se sa kjo tendencë e konsumimit të ushqimit i përket gjenetikës apo është si rezultat e arsyeve të tjera. Rezultatet treguan se binjakët identikë ishin shumë më të ngjashëm për sa i përket faktit se sa të shqetësuar ishin me ushqimet.

“Arsyeja pse disa fëmijë janë mjaft ‘të pabindur’ për të provuar disa lloje ushqimesh dhe të tjerët janë më ‘aventurierë’ dhe bashkohen me kënaqësi me vaktet familjare, është kryesisht për shkak të dallimeve gjenetike midis fëmijëve dhe jo stileve të prindërimit,” tha për BBC autorja e studimit Clare Llewellyn.

Ekipi shqyrtoi rezultatet e studimit të konsumimit të 2400 binjakëve identikë dhe jo identikë, mosha e të cilëve ishin 16 muajsh, tre, pesë, shtatë dhe 13 vjeç.

Duke krahasuar zakonet ushqimore të binjakëve identike dhe jo identike studiuesit zbuluar se tendencat e vështira të të ngrënit nisin që në moshën 7-vjeçare.

Dallimet gjenetike të fëmijëve përbënin rreth 60% të ndryshimit në shqetësimin e ushqimit në 16 muaj. Këto ndikime gjenetike janë rritur me 75% në moshën 13-vjeçare.

“Ngrënien e bezdisshme” studiuesit e përshkruajnë si tendencë për të ngrënë një gamë të vogël ushqimesh, për shkak të selektivitetit në lidhje me teksturat ose shijet, ose një hezitim për të provuar ushqime të reja.

Faktorët në shtëpi, të tilla si llojet e ushqimeve që hahen së bashku si familje ishin domethënës për këtë tendencë të mos ngrënies së një game të caktuar të ushqimeve, kryesisht për fëmijët e vegjël.

Por, me rritjen ndikimet jashtë shtëpisë u bënë më të rëndësishme, për shembull të pasurit miq të ndryshëm./tvklan.al