Në funksion të promovimit të Shqipërisë turistike publike, Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit prezantoi një nismë e cila përfshin gjithë personazhet e  jetës publike.

Nisma u prezantua në mbrëmjen e pagëzuar me emrin “Oda Shqiptare” mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku te ftuarit ishin 200 figura të njohura të artit, kulturës, biznesit, politikës dhe ministrat e turizmit nga vendet e rajonit të Ballkanit.

Ajo që ministri Klosi kërkoi nga ky rrjet blogerash është  të shpërndajnë përmes teknologjisë, jehonën e vlerave natyrore historike e  kulturore të vendit tonë në mbarë botën.

Mbrëmja u mbyll me dhënien e çmimeve të mirënjohjes për kontributin e tyre ndaj vendit, sopranos së mirënjohur Inva Mula, instrumentistit virtuoz Olen Çezari dhe Mario Dedivanovic,  artistit të make –up të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan