Pothuajse të gjithë deputetët opozitarë janë në një mendje që më parë të ngrihet komsioni hetimor parlamentar për hetimin e trafikut të armëve në vitin ‘97 dhe më pas të bëhet një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Fatos Nano. Partia Demokratike mbështet inciativën e deputetit demokristian Nikollë Lesi për ngritjen e një komsioini parlamentar hetimor, por deputeti demokrat Sokol Olldashi shpreh shqetësimin se nga Fatos Nano ka tendencë për të zhdukur dokumentet e paraqitura nga deputeti Lesi në Kuvend.

Sokol Olldashi: “Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të terrorit absolut që po ushtrohet me institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë së Përgjthishme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga kryeministri i Shqipërisë zoti Nano në përpjekjen e tij për të manipuluar dokumentacionin dhe provat shkrimore dhe audio. Të përpiqesh ti fshehësh provat ëshë njësoj si të rikryesh të njëjtin krim.”

Ngritjen e komisionit hetimor e vlerëson si të rëndësishëm edhe përfaqësuesi i lëvizjes për zhvillim kombëtar Dashamir Shehi.

Dashamir Shehi: “Unë do të isha personalisht për një komision hetimor, nga hetimi i të cilit do të dalin edhe gjëra apo situata të tjera të cilat do të ishin në favor të politikës në përgjithësi dhe jo vetëm të opozitës, të interesave të shtetit që të dijë deri ku të shkojnë prapësitë e disa njerëzve të pushtetit, sepse një mocion direkt mosbesimi pa votat e mjaftueshme të të gjithëve mund të homogjenizonte edhe një herë grupin socialist përqark Nanos.”

Edhe Partia Demokrate e Re dhe Partia Republikane mbështetin fuqishëm ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Kryetari i partisë Fatmir Mediu kërkon që ky komision të asistohet edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tvklan.al