Nicole Kidman festoi 18 vjetorin e martesës me bashkëshortin Keith Urban. Për këtë rast të veçantë aktorja ka ndarë këtë foto në rrjetet sociale të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Përgjithmonë. #Gëzuar përvjetorin.”

Javën e kaluar Urban pranoi publikisht se në fillimet e martesës së tyre ata patën problem me njëri-tjetrin  për shkak të varësisë nga alkooli. Megjithatë me mbështetjen e aktores së njohur ai u fut në një qendër rehabilitimi dhe mundi të kapërcente këtë problem.

Pasi dëgjoi fjalimin emocional të bashkëshortit të saj në një event të javës së kaluar para shumë të pranishmëve, Kidman u pa në audiencë e përlotur nga fjalët e përzemërta që artisti i njohur i dedikoi asaj.

Çifti u martuan në vitin 2006 dhe janë prindër të dy vajzave Sunday Rose, 15 dhe Faith, 13.

Klan News