Koha ka ndalur për aktoren e njohur Nicole Kidman dhe këtë e vërteton më së miri kjo video e saj e shpërndarë në rrjetet sociale.

Nicole tregon format e saj trupore dhe nuk nguron të realizojë disa poza të nxehta para aparatit fotografik.

Komentet kanë qenë të shumta nga fansat që kanë përgëzuar aktoren për fizikun e saj në moshën 58-vjeçare.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, aktorja i mahniti fansat me transformimin që pësoi për sezonin e dytë të shumëpritur të “Nine Perfect Strangers”.

Aktorja fituese e çmimit Oscar, e njohur për bukurinë e saj të përjetshme, nuk njihej në fotot e publikuara së fundmi nga sheshxhirimi.

Për rolin e saj në këtë projekt kinematografik, ajo i tha lamtumirë kaçurrelave të saj për t’ju përshtatur personazhit.

Klan News

/tvklan.al