Gruaja e kryeminisrit Fatos Nano ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesën për procedim penal ndaj botuesit Nikollë Lesi. Duke i cilësuar kundravajtje penale të fyerjes dhe shpifjes artikujt e botuar në gazetën “Koha Jonë”, Xhoana Nano kërkon shpërblim për dëmin e shkaktuar ndaj saj. Nga ana tjetër, deputeti Lesi paralajmëron surpriza dhe fakte të reja mbi të gjatë seancës kur do të votohet heqja e imunitetit të tij në parlament.

Nikollë Lesi: “Ndjekja penale ndaj një personi me imunitet, siç jam në këtë rast unë si deputet, do të thotë që duhet bërë kërkesa për heqje imuniteti. Pra familja Nano vazhdon, bashkë zoti Nano dhe zonja Xhoana, hakmarrjen ndaj meje si botues dhe deputet dhe ndaj medias time në Gjykatën e Shkallës së Parë, siç është i njohur opinioni zoti Nano fitoi shkallën e parë ndaj meje tani sapo mbërriti padia e dytë nga gruja e zotit Nano dhe shpresoj të përballem me një padi të tretë që është në zyrën e prokurorit të përgjithshëm nga zoti Nano prap që nënkupton heqjen e imunitetit. Pra të gjitha këto padi janë në fushatën që ka ndërmarrë familja Nano ndaj meje, ndaj kritikave që kam bërë për biznesin e kësaj familje dhe që nuk heq asnjë presje nga kritikat që kam bërë.” /tvklan.al