Nis kompensimi për dëmet e zjarreve të rëna në verën e këtij viti. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka vendosur në dispozicion 91.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit.
Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret. Kompensimi për dëmet nga zjarri përfshin periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator.
Bashkitë e Delvinës dhe Gramshit ishin më të prekurat, që sipas autoriteteve, në 90% të rasteve ishin të qëllimshme. TV Klan ka mësuar se vetëm në Gramsh, dhe shumica në fshatin Skënderbegas, rezultojnë të djegura 68 banesa me një dëm ekonomik prej 3.2 milionë euro. Po ashtu pati edhe qindra bagëti të ngordhura dhe mijëra hektarë ullinj e pemë frutore të djegur.
Në total, në të 10 bashkitë e përfshira nga zjarrvëniet janë afro 200 shtëpi të dëmtuara dhe mbi 3,600 krerë bagëtish të djegura këtë verë.
Për shkak të rasteve të përsëritura, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal; autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite. Me ndryshimet e reja ligjore, edhe zjarrvënia nga pakujdesia do të përfshihet në Kodin Penal.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 