Muzeu historik i Shkodrës ka pritur “Za Festin” që mbrëmjen e kaluar ngriti siparin e edicionit të tij të tetë. Nuk mund të ndodhte ndryshe, nata e parë ka nisur me muzikë shkodrane, të ndërthur me këngë nga Gjakova dhe të interpertuar nga grupi “Don’t listen to your neighbours”.

Organizatori i “Za Festit”, Vlashnet Sata zbulon programin e ketij viti dhe rëndësinë e këtij festivali që tashmë është bërë traditë në Shkodër.

“Synon vetëm të bëjë një shoqëri të bëhet më e ndërgjegjshme, më e lirë dhe më e bukur.”

Shtëpia e këtij festivali do të jenë monumentet kulturore, siç ishte mbrëmë oborri i muzeut apo siç do të jetë në netët e ardhshme kalaja e Shkodrës.

“Ideja është të ruajmë atë që kemi nga historia trashëgimi. Me e mbajtë për të sotmen dhe të mundemi ta përmirësojmë duke e riparuar.”

Dom Gjergj Meta, ishte një nga të ftuarit e natës së parë, ku veç muzikës mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” të regjisorit Gentian Koçi. “Za Fest” do të vijojë në datat 19 dhe 20 Korrik në kalanë “Rozafa” me disa artistë të ftuar si pjesë e këtij edicioni.

Tv Klan