Rolando Maran ka nisur edhe zyrtarisht epokën e tij te kombëtarja shqiptare.
Menjëherë pas prezantimit, tekniku italian ka shkuar në zyrën e tij për të përgatitur siç duhet miqësoret e muajit qershor kundër Izraelit dhe Luksemburgut.
62-vjeçari shfaqet tepër i motivuar për këtë eksperiencë të re, e cila është e para në drejtimin e një kombëtareje.
Maran firmosi për 2 vite me FSHF-në me objektivin për të fituar grupin C të Ligës së Kombeve dhe për tu kualifikuar në Kampionatin Europian 2028.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
