“Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim”

. Kjo është vetëm një nga 150 mijë pemët që Bashkia e Tiranës synon të shtojë kryeqytetit gjatë këtij sezoni mbjelljes. Nismës iu bashkuan edhe përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë.

“Sot kemi mbjellë serinë e parë të atyre që do të jenë 150 mijë pemë për fushatën e këtij viti. Besoj se do ta thyejmë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 126-127 mijë pemë. Është një ditë fantastike për ta nisur me këmbë të mbarë me kolegët e agjencive të OKB-së në Tiranë, për ta festuar në mënyrë konkrete, jo me seminare, jo me konferenca, jo me fjalime, por duke i dhënë qytetit një kontribut që në thelb flet mijëra fjalë për misionin e Kombeve të Bashkuara”.

Pemët e reja iu shtuan atyre ekzistuese në parkun e Liqenit Artificial. Përgjatë sezonit Bashkia do të përcaktojë edhe vendet ku do të ketë mbjellje.

Tv Klan