Në Britaninë e Madhe ka nisur fushata elektroale një ditë pasi Charles III pranoi kërkesën e Kryeministrit Rishi Sunak për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 4 Korrik.

Kriza ekonomike, ajo e emigrantëve apo skandalet e njëpasnjëshme të qeverive, ushqyen disfatën e konsevatorëve në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2 Majit në Angli, arsyeja kryesore pse Rishi Sunak e hodhi këtë hap. Megjithatë në një intervistë për BBC, ai shprehu bindjen se britanikët do t’i japin një tjetër mandat.

“Njerëzit mund të më gjykojnë mbi bazën e arritjeve të mia. Kemi parë inflacionin të normalizohet, ekonominë që stabilizohet dhe plani po funskionon. Kështu mund të përparojmë drejt një të ardhmeje të sigurt për këdo”.

Sunak tha po ashtu se planin e dërgimit të emigrantëve të jashtëligjshëm në Ruandë do nisë ta zbatojë pas zgjedhjeve.

Sondazhet paralajmërojnë një disfatë të thellë për konservatorët, të cilët pritet ta gjejnë veten në opozitë pas gati një dekade e gjysmë në pushtet.

Në krye me mbi 20 pikë përpara janë laburistët, që po pas kaq kohësh do të marrin në dorë qeverisjen e vendit.

Tv Klan