Ekspertët besojnë se mungesa e kontrolleve dhe sigurisë mendohet të jenë disa nga shkaqet

Kablloja e teleferikut në zonën e njohur si Stresa-Mottarone, në provincën Verbania-Cusio-Ossolau shkëput në një lartësi prej 1,491 metra dhe kabina ra në mes të pyllit duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Krahas viktimave edhe një fëmijë tjetër 5-vjeçar është një gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen.

Për të hedhur dritë mbi arsyet që çuan në këputjen e kabllos tërheqëse të teleferikut Stresa-Mottarone  dhe dështimin e sistemeve të sigurisë, do të nevojiten disa vlerësime dhe disa muaj.   Hetuesit kanë bërë të ditur se ata kishin sekuestruar edhe dokumentacionin teknik dhe të mirëmbajtjes së kompanisë operative. Avokatët e kompanisë së mirëmbajtjes Ferrovie del Mottarone, janë shprehur se mirëmbajtja dhe kontrollet ishin kryer rregullisht.

Sipas asaj që raporton “Tgcom24’’ rishikimi i fundit u bë në 2014 dhe çoi në mbyllje për dy vjet. Me atë rast u bë edhe një magnetoskopi në litarë për të kontrolluar ngushtësinë e tyre. Kabinat ishin çmontuar dhe rimontuar me sistem të ri ku ishin vendosur edhe kamera në bord. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, kontrollet u përsëritën në Korrik 2017 dhe, më pas në fund të vitit 2020, u kryen kontrolle specifike në kabllot siç konfirmohet nga e njëjta kompani që merret me mirëmbajtjen. 

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua plotësisht në aksidentin e teleferikut të Mottarones në Stresa. Një tjetër nga viktimat u identifikua si një 23-vjeçar i lindur në Iran i cili jetonte në Damiante, Kalabria, ndërsa të tjerët banonin në Bari , Milano dhe Varese.

 Kryeministri italian Mario Draghi e përshkroi rrëzimin si një aksident tragjik dhe bëri të ditur se po qëndron i azhornuar nga autoritetet.

Klan News