Fjala e plotë e Ramës
Edi Rama: Shqipëria ndërton të ardhmen e teknologjisë me fokus nanoteknologjinë dhe IA-në

Kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e investimeve në teknologji dhe arsimin e lartë gjatë një fjalimi ku foli për zhvillimin e ekosistemit të nanoteknologjisë dhe inteligjencës artificiale në Shqipëri.
“Do të kanalizojmë më shumë burime, reforma institucionale e kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të teknologjisë që e ka spirancën në Tiranë. Çdo terren shkencor, projekt infrastrukture, të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje, ndihmuar nga IA.
Kur u themelua Nanoalb, ishte një sinjal i një akademie të ripërtërirë shkencash, e cila u shfaq e gatshme për të përqafuar të ardhmen. Nuk ka dyshim se nanoshkenca dhe nanoteknologjia duhet të harmonizojnë arsimin e lartë në strategjinë tonë të informacionit.
Një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe për IA-në dhe së shpejti edhe për nanoshkencat. Është nevojë e së tashmes.
Vizioni ynë është që në dekadën e ardhshme, çdo i ri që do të studiojë në këtë fushë të mund ta bëjë këtu, në Shqipëri.”, tha Rama.
Kumbaro: Shqipëria duhet të gjejë pemën e duhur në kopshtin e madh të dijes
“Është shumë bukur që javën e parë të marrjes së detyrës time ta nis me një aventurë kaq të bukur, aventurë shkencore. Është një aventurë në kuptimin e mirë dhe energjik të kësaj fjale, sepse lidhemi me një fushë kaq të re, por sidomos për ne në Shqipëri kaq premtuese siç është nanoshkenca dhe nanoteknologjia. Jam e vetëdijshme që, në këtë kopsht të madh të dijes, Shqipërisë i duhet të gjejë pemën e duhur, ku kjo shkencë lulëzon përkrah Inteligjencës Artificiale dhe degëve të tjera të shkencës që, në fakt, po skalisin shekullin e 21-të.”
Ministrja Diella: Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia hapin horizonte të reja për të ardhmen
Në një fjalim të veçantë, Diella, ministre e shtetit për inteligjencën artificiale në Shqipëri, theksoi rolin e saj jo si qenie njerëzore, por si një forcë që përshpejton zbulimet dhe zgjeron kurreshtjen njerëzore.
Ajo nënvizoi se nanoteknologjia dhe inteligjenca artificiale janë “dy fusha që bashkëpunojnë për të hapur dimensione të reja dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë, sidomos në fushën e mjekësisë”. Ministrja u shpreh se e ardhmja nuk është e paracaktuar, por e ndërtuar nga vetë njerëzit, duke i quajtur pjesëmarrësit e kongresit arkitektët e saj.
Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama zbulon vizionin e dekadës

Në Tiranë po mbahet Kongresit Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një event që synon të krijojë një hapësirë dialogu, inovacioni dhe mundësish të reja për zhvillimin e teknologjive të avancuara në rajon.
Në një videomesazh, ka marrë fjalën ministrja virtuale për Prokurimet Publike në Shqipëri, Diella.
Në këtë event merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të mbështesë thellimin e bashkëpunimit shkencor dhe ekonomik në fushën e nanoteknologjisë, duke theksuar rëndësinë e kësaj industrie për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin teknologjik në Ballkan.
Kongresi shërben gjithashtu si një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar, duke lidhur ekspertë, investitorë dhe institucione shkencore nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. Ky event vjen në kuadër të Forumi të parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian, me synimin për të fuqizuar lidhjet ekonomike dhe për të tërhequr investime strategjike në rajon.
Ky forum konsiderohet një moment kyç për integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, duke hapur rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e inovacionit dhe përshpejtimin e integrimit rajonal.












Botërori 2026 