Ka nisur në Tivat samiti BE-Ballkani Ballkanit Perëndimor.

Në këto momente liderët janë duke parakaluar në tapetin e kuq dhe po japin deklaratat për mediat e pranishme.

Shqipëria në këtë Samit do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Takimi i liderëve pritet të riafirmojë partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit.

Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

/tvklan.al