Në Tiranë është çelur edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar “Future2Tech”, i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech.

Ky panair po kthehet në një platformë të rëndësishme për inovacionin dhe teknologjinë në rajon. Panairi do të jetë i hapur për vizitorët në datat 2 dhe 3 tetor.

Për dy ditë me radhë, sipërmarrës, kompani teknologjike, studentë dhe ekspertë të fushës ekspozojnë produktet dhe idetë më të fundit që synojnë të formësojnë të ardhmen dixhitale.

Qëllimi i panairit “Future2Tech” është të krijojë një platformë komunikimi me liderët e industrisë dhe inovatorët e rinj, si dhe të nxisë një kulturë inovacioni që i përgjigjet sfidave të së ardhmes.

Klan News

/tvklan.al