Në malin e Tomorrit ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm.

Besimtarë të shumtë kanë udhëtuar drejt malit të shenjtë për bektashinjtë. Kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, por u përkasin edhe besimeve të ndryshme.

Pjesë e pelegrinazhit janë bërë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.

Besimtarët kryejnë këtu ritet, ndezin qirinj dhe, siç është traditë, therin kurban. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë marrë të gjitha masat dhe, në bashkëpunim me policinë, për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve. Nuk ka pasur incidente.

Besimtarët nderojnë edhe shenjtorin Abaz Aliu. Pelegrinazhi do të zgjasë deri më 25 gusht.

Tv Klan

/tvklan.al