Merret vendimi për ndërtesat e para

Nisi të dielën prishja e objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës.

Inspektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e godinave të shpallura të pabanueshme përgjatë zonës së plazhit të Durrësit, e para që po prishet është godina Hotel Vila Verde.

Mjetet e rënda po heqin mbetjet te godinat e rrënuara nga tërmeti.Ka nisur pastrimi te pallati 6-katësh që mori jetën e disa njerëzve.

Autoritet kanë marrë vendimin që të shemben 18 godina mes tyre janë pallate, shtëpi dhe ambiente shërbimi. Po shikohet mënyra si do të bëhet në rastin kur ka ndërtesa të tjera pranë.

Të tjera po këqyren në të gjithë zonën e prekur nga tërmeti, për të kuptuar nëse janë të sigurta.

Tv Klan