Puna për ndërtimin e stadiumit të ri të Tiranës ka nisur. Më saktë firma kontratuese filloi të enjten me prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” i ndërtuar rreth 80 vite më parë dhe që ka pritur shumë ndeshje të rëndësishme. Fillimisht është hapur një rrugë kalimi për mjetet e rënda në tribunën C.

Më pas do të vijojë me tribunat e tjera, ndërsa fasada do të ruhet, pasi është një pjesë e rëndësishme e historisë së stadiumit. Ndenjëset, tapeteti i barit apo sistemi i ndriçmit do të kalojnë në stadium të tjerë.

Arena e re e Kombëtares do të jetë një ndërtesë multifunksionale dhe do të qëndrojë hapur të gjitha ditët e javës. Kapaciteti do të jetë 22 mijë vendësh, që do të kushtojë rreth 50 milionë euro.

Projekti është i studios italiane “Archea”, që më parë ka ideuar stadiumin e Udinese. Për këtë projekt ka patur edhe kritika, si për fasadën historike ashtu edhe për ndërtimin e kullës shumëkatëshe që do të jetë pjesë e kompleksit.

Tv Klan