Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e Terminalit Veri-Perëndimor të autobusëve, me vendndodhje te “Kthesa e Kamzës”.
Gjatë inspektimit të punimeve në terren kryebashkiaku, Erion Veliaj tha se problemet me pronësinë, që e mbajtën peng prej 9 vitesh zbatimin e këtij projekti jetik për Tiranën, kanë marrë fund.
“Një nga projektet më të nevojshme, më jetike të Tiranës. Është shumë i gjashëm me Terminalin Lindor të Tiranës, por 5 herë më i madh se ai. Nëse terminali që kemi në Lundër është kryesisht për linjat e juglindjes dhe Greqinë e Veriut, Maqedoninë e Turqinë, këtu bëhet fjalë për linjat e veriut, jugut të Shqipërisë dhe linjat e tjera ndërkombëtare, që shkojnë si nga veriu, edhe nga jugu. Nuk do të jetë i gjithë park autobusësh sepse pjesa më e madhe është lulishte. Kjo do të thotë se banorët e kthesës së Kamzës, të Mëzezit, banorët e Laprakës, fitojnë një lulishte të madhe, e cila ka edhe shërbimin e autobusëve”.
Në mes të tetorit , Veliaj tha se do të bëhet transferimi i terminalit provizor.
“Rreth datës 15 tetor do të bëjmë transferimin e ndërmjetësuar nga Tirana Parking tek ky territor ku jemi tani. Të gjithë autobusët që shkonin në fund, do të vijnë këtu që të ndërtojmë terminalin kryesor. Do të jetë një terminal si në aeroport”.
Terminali i ri do të lidhet edhe me linjën e re hekurudhore, pasi një nga stacionet e trenit do të jetë tek Kthesa e Kamzës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 