Liderët e NATO-s kanë mbërritur në Ankara për samitin, i cili vjen në një kohë vendimtare për aleancën pas tensioneve me SHBA-në.
Presidenti amerikan Donald Trump u prit në aeroport nga homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, për të vijuar më pas me një ceremoni zyrtare e nderime të larta.
Gjatë qëndrimit në Ankara, sipas mediave, Trump pritet të japë mbështetjen e tij për shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Turqi, një veprim që do të ishte gjesti më i madh ndaj presidentit turk.
Gjithashtu, Trump u mirëprit në samitin e NATO-s në Ankara, në sfondin e kontratave shumëmiliardëdollarëshe të nënshkruara midis partnerëve të NATO-s dhe industrisë së mbrojtjes, për t’i treguar presidentit amerikan se po përmbushin thirrjet e tij.
Vetë sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte, njoftoi se NATO do të lançojë një flotë strategjike transporti ajror dhe do të zgjerojë flotën ekzistuese.
“Këta avionë të së ardhmes do të ofrojnë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi zona të mëdha detare, ditë e natë. Ata mund të fluturojnë për periudha të gjata në lartësi të mëdha dhe të mbulojnë zona të gjera, duke përfshirë edhe mbi det të hapur, në mënyrë më efikase sesa shumica e avionëve të tjerë.”
Pikërisht shpenzimet në mbrojtje, investimet dhe angazhimi amerikan në aleancë do të jenë në fokus të diskutimeve që nisin sot në mbrëmje dhe vazhdojnë deri ditën e nesërme.
Në margjinat e samitit do të zhvillohen edhe takime dypalëshe e trepalëshe mes liderëve.
Mes të cilave do të kenë vëmendje të veçantë bisedimet e sikletshme të presidentit amerikan Donald Trump me kryeministren Meloni pas përplasjes në distancë, takimi me kryeministrin britanik, i cili njoftoi dorëheqjen përpara njoftimit zyrtar, si dhe me kryeministrin e Belgjikës, pas asaj që u pa si ndërhyrje në ndeshjet e Botërorit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 