Nga kjo e hënë e 23 nëntorit, nis zbatimi i sistemit të pagesave të menjëhershme, i cili u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të transferojnë para nga një bankë në tjetrën brenda pak sekondash, pa qenë më të kushtëzuar nga oraret zyrtare të bankave apo ditët e punës.

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, nga implementimi i këtij sistemi, do të ketë edhe përfitime ekonomike për qytetarët dhe bizneset.

Me implementimin e këtij sistemi pagesash, Shqipëria përfshihet në sistemet e sigurta dhe moderne të pagesave që aplikohet në vendet e BE.

Veç modernizimin e infrastrukturës financiare, Banka synon edhe nxitjen e pagesave elektronike dhe reduktimin e përdorimit të parasë fizike.

/tvklan.al