Kategoria Superiore do të fillojë sot me ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, edicionin e saj të 88-të. Në një sezon me risi në format dhe rregullore, trajneri Ditmar Bicaj mendon se, në letër, dy janë skuadrat që konsiderohen si favoritët kryesorë për të triumfuar.
Ai pohon se sezoni do të jetë i vështirë për ekipet e tjera të traditës në futbollin shqiptar, si Vllaznia, Partizani apo Tirana.
Bicaj thotë se formati i ri me “Play Off” e bën më interesante garën, ndërsa vlerëson maksimalisht nismën për aktivizimin e një lojtari të ri në formacionin titullar.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të luhet këtë të premte, në orën 21:00. Java e parë do të vijojë të shtunën me dy ndeshjet e tjera, Laçi-Elbasani dhe Partizani-Teuta. Të dielën luajnë Dinamo-Vora dhe Egnatia-Tirana.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
