Rama: Mesazh për rajonin dhe përtej tij

Është çelur zyrtarisht në portin e Durrësit stërvitja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, Defender 21, që do të angazhojë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë, e që sjell në Shqipëri 3 gjeneralë amerikanë, me 4 yje, siç tha ambasadorja Kim.

Njëri prej tyre, Tod Wolters, Komandat i Komandës së SHBA në Europë dhe Komandant Suprem i Aleancës për Europën, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e vlerëson një mundësi të saj, por dhe gjithë rajonit për të qenë më e sigurt.

Të pranishëm në ceremoni për herë të parë në publik së bashku pas përplasjeve verbale përpara 25 Prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim, presidenti Meta dhe kryeministri Rama, të cilët e shfaqën ftohtësinë mes tyre.

Ambasadorja dhe presidenti u kujdesen që mos të mungonin përshëndetjet për njeri-tjetrin, por dhe për kryeministrin në fjalën e tyre, ndërsa ky i fundit shmangu çdo emër, madje hoqi nga transmetimi në faqen e tij në ERTV, fjalën e kreut të shtetit.

Të 3 gjithsesi vlerësuan rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe rajonin Defender 21. Rama madje e shikon këtë dhe si një mesazh të fortë për faktorë të tjerë të interesuar për dominim në rajon e që nuk janë pjesë e Aleancës.

Stërvitja Ddefender 21 ka nisur prej 26 Prillit e do të vijoje deri në 20 Qershor. Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’, prej datës 13 Maj deri më 21 Maj. Faza e dytë e koduar ‘Saber Guardian’ prej datave 16 Maj deri më 10 Qershor, si dhe ‘Immediate Response’ prej datës 17 Maj deri më 2 Qershor 2021. 

“Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. 

Tv Klan