Ka nisur këtë të hënë viti i ri shkollor 2026-2027. Pas pushimeve të gjata të verës, nxënësit u rikthyen në shkollë.
25 mijë fëmijë ulen për herë parë në bankat e shkollës, 1 mijë e 500 më pak se një vit më parë.
Emocionet më të veçanta të ditës së parë janë për këta të vegjël.
E veçantë është kjo ditë edhe për mësuese Silvanën te shkolla “Kosova”, e cila priti brezin e fundit të klasës së parë.
Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, dita e parë e shkollës nuk do të jetë një ditë normale mësimi, por do t’i kushtohet komunikimit.
Celulari do të jetë sërish i ndaluar edhe për këtë vit të ri shkollor.
Shkollat në të gjithë vendin gumëzhinin këtë të hënë nga zërat e nxënësve.
Në Shkodër mbi 10 mijë nxënës nisën vitin e ri shkollor, duke ruajtur thuajse të njëjtat shifra të një viti më parë.
Në qarkun e Korçës, 18.448 nxënës i përkasin arsimit parauniversitar, 680 më pak se një vit më parë, ndërkohë asnjë shkollë nuk është mbyllur.
Në Durrës vitin e ri shkollor e nisën rreth 26 mijë nxënës.
Ndërsa në Gjirokastër rezultojnë 5 mijë e 583 nxënës. 67 shkolla në qarkun e Dibrës mirëpritën këtë 14 shtator mbi 12 mijë nxënës.
Ministria e Arsimit nuk raportoi zyrtarisht një shifër për numrin e nxënësve në këtë vit të ri shkollor.
Por sipas INSTAT në sistemin parauniversitar në vend rezulojnë mbi 340 mijë nxënës.
53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert këtë vit shkollor, 6 prej të cilave vetëm në Tiranë.
Në 408 prej tyre do të aplikohet programi pas shkolle, ndërsa 20 shkolla në Tiranë do të jenë të monituruara me kamera inteligjente.
/tvklan.al












Botërori 2026 