Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mbajti një ligjëratë në me studentë dhe pedagogë të Universitetit Të Tiranës.

Në takimin e mbajtur tek Qyteti Studenti, Presidenti Nishani vlerësoi Universitetin Shtetëror të Tiranës për traditën e konsoliduar dhe për kontributin e vyer që ka dhënë në përgatitjen e brezave të rinj lidhur me formimin bashkëkohor dhe përparimin e dijes e të kulturës në Shqipëri.

Duke iu referuar të shkuarës së hidhur në diktaturë, arritjeve të së tashmes dhe sfidave të së ardhmes, Presidenti i Republikës vuri në dukje se:

“Historia e shqiptarëve duhet të studiohet e bazuar mbi atributin e kontributeve tona realë, në mënyrë që të kemi një themel të shëndoshë mbi të cilin të reflektojmë.”

Lidhur me procesin e integrimit, kreu i shtetit tha se ai mbetet projekti me madhor dhe strategjik i shqipatrëve.

“Kemi një proces të gjatë përpara, por vetëm nëpërmjet tij do të arrijmë kriteret e duhura e të nevojshme për të garantuar standardet legjislative, të mirëfunksionimit të demokracisë dhe konsolidimit të institucioneve, në drejtim të aspektit të zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, maturimit dhe emancipimit të shoqërisë sonë në tërësi duke na përafruar me familjen e madhe evropiane”,

u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i vendit u ndal edhe tek rreziku i përftimeve financiare të nxjerra nga kultivimi dhe përdorimi i drogës sidomos në radhët e të rinjve.

“Përhapja dhe përdorimi masiv i kanabisit janë të papranueshme dhe brezi i ri nuk mund të bjerë pre e këtij rreziku, prandaj duhet ta denoncojmë ashpër si fenomen!”.

Presidenti Nishani i ftoi studentët dhe bashkëmoshatarët e tyre të jenë më të angazhuar në evidentimin e problemeve aktuale të shoqërisë, por edhe duke ofruar zgjidhje.

Tv Klan