Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 mijë lekë, 16 persona që morën pjesë në protestën e zhvilluar dje.
Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, ata nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.
14 prej gjobave janë vendosur ndaj shtetasve të shoqëruar, ndërsa 2 të tjera janë vendosur bazuar në identifikimin e shtetasve nga pamjet filmike.
Ndërkohë policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për dy të mitur, të cilët të maskuar dyshohen se kanë kryer veprime kundër ligjit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
