Faza e radhës është vendimtare për të gjithë maturantët që kanë aplikuar për të ndjekur shkollën e lartë. Pas shpalljes së fituesve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, regjistrimi pranë sekretarive mësimore është kusht për të siguruar vendin në auditor. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i bën thirrje të rinjve të respektojnë afatet.
“Nga periudha 29 gusht deri më 11 shtator fillon procesi i regjistrimit pranë universiteteve për sa u përket degëve dhe preferencave të tyre dhe natyrisht maturantët kandidatë duhet të vijnë të regjistrohen pranë universiteteve, ta realizojnë në të gjithë etapat dhe dokumentacionin e duhur këtë fazë”, tha Ardian Civici.
Në lidhje me degët më të kërkuara, Civici pohon se këtë vit Universiteti Mesdhetar është përzgjedhur më shumë nga maturantët, veçanërisht fakulteti i shkencave mjekësore.
“Kërkesat dhe preferencat për sa u përket degëve të infermierisë, fizioterapisë dhe teknikave mjekësore ka qenë më i madh. Gjithashtu ka pasur një rritje të konsiderueshme edhe fakulteti i shkencave ekonomike, financiare dhe menaxheriale, përfshirë këtu edhe marketingun, i cili vazhdon të jetë një fakultet i kërkuar dhe me preferenca të veçanta. Fakulteti i shkencave informatike dhe teknologjisë së informacionit i cili ngelet gjithmonë një trend shumë i kërkuar nga të rinjtë e sotëm, edhe për faktin se profesionistët e kësaj fushe janë shumë të kërkuar në tregun e punës.”
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka 4 fakultete dhe ofron 50 programe studimi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 