Konkurrimi i meshkujve u përsërit pas kaosit të shkaktuar nga një varkë

Gara e triatlonit për meshkuj në Tokio 2020 nisi në kaos, duke lënë një pjesë të konkurrentëve të befasuar.

Shkak ishte një varkë, e cila u pengoi rrugën 1/3 së 56 garuesve, të cilët e patën të pamundur që të hidheshin në ujë e të nisnin kokurrimin.

Drejtuesi i varkës, në të cilën ndodheshin pajisje të medias, reagoi menjëherë dhe e lëvizi varkën, por rrëmuja ishte shkaktuar.

Disa prej atletëve ishin në ujë duke notuar drejt finishit për të nisur fazën tjetër të garës.

Organziatorët ndërhynë menjëherë dhe me motora uji lajmëruan garuesit që të ktheheshin sërish.

Dhjetë minuta më pas nisja u bë prapë, e këtë herë ashtu siç duhej.

Fitues i triatlonit ishte norvegjezi Christian Blumenfeld, i cili mori medaljen e artë në olimpiadë.

Medaljen e argjendtë e fitoi britaniku Alex Yee dhe neozelandezi Hayden Wilde medaljen e bronxtë.

Klan News