Solisti i grupit të famshëm rock, ‘Iron Maiden’, Bruce Dickinson i cili është edhe njëkohësisht kryetari i ‘Cardiff Aviation’ do të udhëtojë drejt Shqipërisë. Arsyeja e këtij udhëtimi është mjaft e veçantë pasi ai do i dorëzojë personalisht Shqipërisë avionin e fundit të Albawings në Shqipëri – krijuar në nder të komedianit  Sir Norman Wisdom ose njohur ndryshe si Pitkin.

Gjatë periudhës komuniste në Shqipëri filmat e Norman ishin të vetmit filma perëndimor që mund të transmetoheshin në vend. Dickinson u shpreh mjaft i entuziazmuar kur zbuloi se sa respekt kishte Shqipëria për këtë aktor dhe se ndihej i ngazëllyer që do nderonte emrin e këtij aktori në vende ku e duan kaq shumë./tvklan.al