Emisioni “Opinion” në Tv Klan vizitoi gjatë fundjavës së Pashkëve Piana degli Albanesi, qytetin që bën bashkë arbëreshët përgjatë njërës prej festave më të rëndësishme për ta.

Mbi 400 vajza sfilojnë në rrugët e qytetit me veshjen tradicionale arbëreshe, ku bie në sy brezi prej argjeendi dhe ari.

Ato garojnë për të fituar një brez të tillë, i cili i jepet  vajzës me kostumin më të bukur.  Ai është i punuar në Piana dhe mban simbolin e Gjergjit që vret dragoin.

Rastësia bën që Blendi Fevziu të takohet në këtë udhëtim edhe me aktorin Gentian Zenelaj, i cili thotë se e ka planifikuar prej 20 vjetësh pjesëmarrjen dhe më në fund ia doli.

Rrugët e qytetit kumbojnë nga muzika dhe këngët arbëreshe, teksa të gjithë drejtohen në sheshin kryesor ku prifti uron: “Urime! Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkët!”/tvklan.al