Në muajin Mars, Comodita Home feston 10 vjetorin e suksesit dhe transformimit në tregun vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, një dekadë përkushtimi ndaj rehatisë dhe stilit për çdo shtëpi. Si lider në inovacionin e produkteve për gjumë dhe ambientin e shtëpisë, ky përvjetor shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj.
Administratori i Comodita Home në Shqipëri, Z. Arbër Salihu, për rrugëtimin e brandit theksoi: “Comodita Home ka ndërtuar një histori suksesi duke sjellë produkte që transformojnë çdo shtëpi në një hapësirë më të ngrohtë dhe më praktike. Përkushtimi ndaj inovacionit dhe mirëqenies ka bërë që Comodita Home sot të jetë zgjedhja e parë për familjet që komoditetin dhe trendet më të fundit i duan në çdo detaj të shtëpisë së tyre”.
Nga data 1 deri më 31 Mars, është mundësia perfekte për të freskuar çdo cep të shtëpisë tuaj! Nga dhoma e gjumit dhe ambienti i ndenjes, tek kuzhina dhe tualeti – zgjedhjet janë të pafundme. Ndërsa me ardhjen e pranverës, mund të transformoni edhe kopshtin tuaj me produkte të rehatshme e cilësore. Dhe për ata që planifikojnë udhëtime, linja Regent e valixheve është gati t’ju shoqërojë kudo!
Gama e gjerë e dyshekëve në Comodita Home vjen me ulje të jashtëzakonshme dhe dhurata speciale! Përfitoni deri në 70% ulje në një gamë të gjerë produktesh dhe krijoni ambientin përfekt për shtëpinë tuaj. Ky është momenti ideal për të investuar në rehati dhe cilësi, me oferta që nuk duhen humbur gjatë këtij muaji!
Gjatë këtij muaji festiv, klientët besnikë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete argëtuese dhe lojëra shpërblyese. Kjo është mënyra e brandit për të shprehur mirënjohjen ndaj mbështetjes dhe besimit të klientve ndër vite!
Për 10 vite, Comodita Home ka arritur të hapë 82 dyqane në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, duke u zgjeruar në tregun europian në Antwerp, Belgjikë, që e çon numrin në 83 gjithsej. Me një portofol të gjerë prej 9 kategorishë produktesh dhe mbi 5000 artikuj të ndryshëm, Comodita Home ka krijuar një mundësi të pakrahasueshme për klientët, duke ofruar produkte cilësore për çdo nevojë dhe shije.