Aktori i mirënjohur, Leonardo DiCaprio, i ka dhuruar vetes një “party” të madh për ditëlindjen e tij të 52-të, ku nuk munguan dhjetëra personazhe të famshëm nga bota e kinemasë, muzikës dhe modës.

Por çfarë e bëri të veçantë këtë festë? Jo të ftuarit “VIP”, por një grup me vajza të reja, të cilat mbërritën në rezidencë me një autobus. Të gjitha ishin të veshura në mënyrë festive, me fustane të shkurtra e taka të larta, por identiteti i tyre apo marrëdhënia me aktorin nuk është e qartë. Por, midis tyre, është arritur të njihet Courtney Boerner, e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-n amerikan “Love Island”.

Mbërritja e vajzave “ka marrë dhenë” edhe përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ato dalin nga autobusi.

Në festë morën pjesë edhe anëtarë të familjes së ngushtë të DiCaprio-s, përfshirë babain e tij, George, dhe njerkën, Peggy Ann Farrar.

Ndër të ftuarit ishin miku i ngushtë i DiCaprio-s, Tobey Maguire, Al Pacino, Nour Alfalah, Jonah Hill, reperja Ice Spice, Stacy Karanikolaou dhe 50 Cent. Në event morën pjesë edhe Casey Affleck, Orlando Bloom, Cara Delevingne, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe Travis Barker, të shoqëruar nga dy fëmijët e tij, Landon dhe Alabama Barker.

Partnerja 28-vjeçare e DiCaprio-s nuk u kap nga fotografët, por, sipas Page Six, ajo ishte pranë tij.

/tvklan.al