Një eklips diellor mahnitës si një unazë zjarri pritet të ndodhë këtë fundjavë. Ai do të shfaqet në 21 Qershor, si një unazë e zjarrtë e dritës në qiell.

Një dukuri e tillë ndodh kur Hëna është në pikën më të largët, në orbitën e Tokës.

Sipas Nasa, vendet që do të marrin pamjen më të mirë të eklipsit janë ato në Afrikën Qëndrore, Gadishullin Arabik dhe disa vende në Azi.

Rruga e këtij eklipsi të rrallë të solucionit të unazës së zjarrit është e gjatë. Ajo përfshin të dy kontinentet, Afrikën dhe Azinë, por dhe 14 vende të tjera.  Dukuria zgjat vetëm 1 minutë dhe 20 sekonda”./tvklan.al