Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, duke shembur ambientet pa leje të disa subjekteve, dhe paralajmëron se shtatori, së bashku me qeverinë e re, do të sjellë edhe kushte të reja për vendosjen e karrigëve jashtë.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them: bëni durim, shpejt u vjen radha, së bashku me kushtet e reja për vendosjen e karrigëve jashtë. Por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re.”
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike. Deri më tani janë bërë rreth 8,700 raportime, prej të cilave janë zgjidhur më shumë se 3,800.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 