Mungon ekzaktësisht vetëm 1 muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror të këtij viti. Më 11 qershor në stadiumin “Azteka”, Meksika vendase do të presë Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse që do të nisë zyrtarisht këtë edicion.
Një event i rrallë me 48 skuadra pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje që për herë të parë organizohet në tre shtete të ndryshme, SHBA, Meksikë dhe Kanada, në një total prej 16 qytetesh. Një format që u projektua dhe u vu në zbatim nga kreu i FIFA-s Xhani Infantino, gjithashtu me bekimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump
Si rrallë ndonjëherë, Botërori i këtij viti do të ketë 3 ceremoni hapëse të ndryshme, nga një për secilin shtet mikpritës të ndeshjeve.
Ky edicion pritet të jetë spektakolar, teksa kërkesat për bileta kanë shkuar mbi 500 milionë, pavarësisht çmimit të lartë, sidomos prej rishitjeve të tyre.
E gjithë bota do të mbajë frymën për më shumë sesa 1 muaj me ndeshje spektakolare dhe me shumë mundësi me vallëzimin e fundit të legjendave të futbollit si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Gjithçka do të transmetohet falas dhe eksluzivisht në televizionin Klan.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
