Cianuri mund të ketë qenë guri themeltar i krijimit të jetës në Tokë. Një grup kërkuesish të NASA-s ka analizuar disa fragmente antike meteoritësh dhe në brendësi të tyre është gjetur përbërje e cianurit, që është një helm mjaft i fuqishëm për shumë forma jete.

Ai krijohet nga bashkimi kimik i karbonit C me azotin N. Sipas ekspertëve, pavarësisht toksicitetit të tij, mund të ketë qenë thelbësor për krijimin e molekulave të duhura që më pas krijuan format e para të jetës në planetin tonë, duke pasur parasysh se gjurmë të tij janë gjetur shpesh në mjaft zona të ndryshme të planetit.

Në analizat e fundit, cianuri kishte në përbërje edhe një atom të vetëm hekuri, karakteristikë kjo e ngjashme me një enzime që është prezente në të gjitha bakteret.

Studimet vijojnë dhe ndërkohë NASA është në pritje të kthimit në Tokë të sondave Rex dhe Hayabusa 2, që do sjellin edhe kampione të reja asteroidesh, për të parë kështu nëse këto përbërje janë ende të përhapura në sistemin diellor. Puna kërkimore është publikuar në revistën shkencore Nature.

Klan Plus